Qeveria e re e Malit të Zi është votuar pas një diskutimi që zgjati gjithë natën. Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministrin e ri Milojko Spajiç.
Kryeministri në detyrë deri dje, shqiptari Dritan Abazoviç i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri ndërsa i ka uruar suksese. “Siç diktojnë sjelljet demokratike, sot në mëngjes u bë transferimi i detyrës! Kryeministrit të ri dhe të 44-tër i urova suksese. Qeverisë. Se Mali i Zi gjithmonë ul vetëm sukseset dhe qëndron në rrugën e duhur!”, thotë Abazoviç.
Kujtojmë se gjatë votimit nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS. DPS dhe SD thanë se qeveria e 44-të është kundër Malit të Zi, anti-evropiane dhe pro-ruse. Ata thonë gjithashtu se nuk do të zgjasë shumë sepse siç thonë ata është ndërtuar mbi themele të gabuara.