Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alvin Karaqi merr ”Yllin e Mirënjohjes Publike”! Rama: Jeton me flamurin kuqezi si një lëkurë të dytë

11:00 / October 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.08.15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një ceremoni në Kryeministri, kampioni shqiptar i karatesë, Alvin Karaqi është vlerësuar me “Yllin e Mirënjohjes Publike” të akorduar nga kryeministri Edi Rama. Ai meritoi mirënjohjen pasi në qershorin e këtij viti fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Karatesë zhvilluar në Poloni, duke nderuar himnin shqiptar dhe ngritur sipër flamurin kuqezi.

Në finalen e 23 qershorit 2023, Karaqi triumfoi ndaj holandezit Brian Timmermans, me rezultatin 3:2, për të ngritur flamurin kuqezi dhe marrë medaljen e artë. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, tha se Karaqi është një shembull që fle dhe zgjohet me idenë sesi të bëjë mjekun e mirë në Zvicër dhe sesi të ngrejë flamurin kuqezi në karate.

“Është një shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë, vajzat dhe djemtë e Atdheut tonë. Alvini është një kampion që ka një veçanti të madhe, ndërkohë që ngjitet në majën e sportit të tij, është edhe një shërbëtor i palodhur i shëndetit të njerëzve në Zvicër, ku standartet janë nga më të lartat në botë. Në këtë të dytën nuk ka medalje, por jam i bindur që edhe sikur të kishte, nuk do ishte çudi që Alvini edhe aty të merrte medalje ari.

Është një shembull frymëzues për këdo, që në rrugë e pasionit duhet të sakrifikojë, paçka mundit dhe vështirësive. Jeton, merr frymë dhe ushqehet me idenë për t’u ngjitur në majë dhe të jetë fitimtar. Dashuria e tij pasionante për atdheun dhe të jetuarit me flamurin kuqezi, si një lëkurë të dytë, kjo e shënon Alvini”, tha Rama.

WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.08.18
WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.08.17 1
WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.08.17
WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.08.16
WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.08.15

Alvin Karaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.