Mbreti i Tajlandës është martuar me zv.shefen e personelit të sigurisë, duke i dhënë asaj titullin Mbretëreshë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Lajmërimi i papritur vjen para ceremonisë së tij të kurorëzimit të shtunën, ku do të shenjtërohet pozita e tij. Mbreti Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u bë monarku kushtetues pas vdekjes së babait të tij në 2016-tën.
Ai është martuar dhe divorcuar tre herë më parë dhe ka shtatë fëmijë. Në deklaratën mbretërore thuhet: Mbreti Vajiralongkorn :”ka vendosur të promovojë gjeneralen Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya, si bashkëshorte të tij mbretërore, duke u bërë Mbretëresha Suthida, dhe ajo do të mbajë titullin dhe statusin mbretëror si pjesë e familjes mbretërore”.
Mbretëresha Suthida është partnerja afatgjatë e mbretit dhe është parë në publik me të për shumë vite, por lidhja e tyre nuk është bërë e ditur zyrtarisht kurrë më parë.
