Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Biznesmeni rus, në betejë miliardash me ish-gruan në gjykatën e Londrës

22:39 / October 31, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
potanin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një biznesmen i sanksionuar rus me pasuri më shumë se 16.5 miliardë paundë po përballet me ish-gruan e tij në gjykatë për ndarjen e pasurisë, në një nga divorcet më të kushtueshme e më të gjatë në histori, shkruajnë mediat britanike.

Vladimir Potanin kërkon të ndryshojë një vendim të gjykatës së apelit që i jep miliarda ish-gruas së tij Natalia Potanina. Avokatët e milionerit kërkojnë të ndalojnë të arrijë në gjykatë pretendimin e  zonjës Potanina, duke argumentuar se zgjatja e betejës ligjore vjen si rrjedhojë e bujarisë së gjykatave në Londër.

Gjykata thotë se Potanina kërkon rreth 5 miliardë nga ish-bashkëshorti pas prishjes së martesës së tyre. Avokatët e saj thonë se ajo kërkon gjysmën e aksioneve të kompanisë minerare Norilsk Nickel, si dhe gjysmën e pronave në Rusi mes të cilave dhe vilën Shtëpia e Vjeshtës. Avokatët e Potanina thonë se gjysma e vlerës së kompanisë arrin në 7.4 miliardë paundë dhe se cështja nuk mund të gjykohet në Angli.

Zoti Potanin kishte bllokuar fillimisht sjelljen e çështjes për gjykim në Londër në vitin  2019, kur gjykata angleze vendosi se padia ishte vetëm një “turizëm divorci”. Por në një vendim të mëpasshëm gjykata e Apelit vendosi të pranojë pretendimin e zonjës për pranimin e çështjes.

Potanin, i përshkruar më parë si njeriu i dytë më i pasur në Rusi, pronar i konglomeratit  Interros – është goditur me sanksione financiare pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. Milioneri akuzohet se ka akumuluar pasurinë si mbështetës i Vladimir Putin duke blerë aksione bankare si Rosbank e Tinkoff Bankonith që prej nisjes së konfliktit.

Potanin dhe zonja Potanina, të dy rreth 60 vjeç, janë martuar në Rusi në 1983, ku kanë jetuar shumicën e kohës, dhe kanë tre fëmijë të rritur. Avokatët thanë se në fillim ata nuk ishin shumë të pasur, por pas shembjes së Bashkimit Sovjetik  u krijuan mundësitë financiare me të cilat burri akumuloi pasurinë.

Potanin thotë se çifti janë ndarë që prej vitit 2007, dhe një gjykatë ruse u dha divorcin në vitin 2014. Por zonja Potanina thotë se ata janë ndarë papritur vetëm në vitin 2013. Avokati britanik i zotit Potanin, Lord Faulks tha se beteja ligjore është nga më të gjatat më botë me 43 seanca duke përfshirë ato në Rusi, Britani, SHBA e Qipro.

Gjyqet në Rusi i sollën zonjës Potanina $84 milionë por avokatët e saj thonë se shpërblimi i divorcit ishte vetëm $41.5 milionë. Lord Faulks tha më tej se zoti Potanin, i cili është rimartuar dhe jeton në Rusi, mund të përfaqësohej vetëm pasi mori lejen nga autoritetet e thesarit britanik. Ai shtonte se Potanina nuk ka lidhje të forta me Britaninë apo Uellsin dhe se ligji nuk justifikon një shtesë të shpërblimit të dhënë nga një gjykatë e huaj. Seancat pritet të përfundojnë nesër dhe vendimi do të jepet në një datë të mëvonshme.

biznesmeni divorc vladimir potanin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.