Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha në hetim për ”Partizanin”, Zef Brozi: Të risillet në kujtesë 21 Janari, Gërdeci dhe CEZ-DIA

09:51 / November 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1695311909 10101
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi thotë se hetimin që SPAK-u po bën ndaj aferës së privatizimit të ”Partizanit”, e ka cilësuar si hapi i parë që shumë shqiptarë të ndershëm e prisnin me vite.

“Më në fund SPAK dhe Gjykata e Posaçme bënë hapin e parë që shqiptarët e ndershëm kishin vite që prisnin. Prandaj SPAK dhe Gjykata e Posaçme duhen përshëndetur, mbështetur dhe inkurajuar të vazhdojnë hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimeve të kujtdo ish-pushtetari e zyrtari të rangjeve të larta”, thotë Zef Brozi në reagimin për Report Tv.

Zef Brozi u bën thirrje mediave që të risjellin në vëmendje edhe skandal CEZ-DIA, si edhe masakrën e Gërdecit dhe tragjedinë e 21 Janarit ku plumbat e shtetit në kohën e qeverisjes Berisha i morën jetën 4 personave.

”Besoj se media e shtypi mund dhe duhet të risjellin në kujtesë 21 Janarin, Gërdecin, CEZ etj. dhe insistojnë që drejtësia të vejë para përgjegjësisë të pandëshkueshmit e derisotëm. Unë mbështes fuqimisht pavarësinë e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe bëj apel t’u jepet fund shantazheve, kërcënimeve e denigrimeve që disa deputetë, politikanë e ndonjë tjetër po bëjnë kundër prokurorëve e gjyqtarëve të këtyre institucioneve shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Unë nxis SPAK, Gjykatën e Posaçme dhe BKH të vazhdojnë me kurajo e profesionalizëm hetimin e gjykimin e korrupsionit dhe krimit të pushtetarëve e ish-pushtetarëve më të lartë të shtetit. Vetëm kështu ato i bëjnë shërbimin e madh vendit të tyre dhe qytetarëve shqiptarë në udhëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sekuestroni e konfiskoni pasuritë që këta pushtetarë e ish-pushtetarë i kanë grabitur Shqipërisë me korrupsion dhe abuzim. Mbështetja e institucioneve të Amerikës dhe Bashkimit Europian për SPAK, BKH e Gjykatën e Posaçme bëhet përditë e më e madhe dhe e shumëanshme”.

Zef Brozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.