Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush do të jetë kryeministri tranzitor? Basha: Të mos ketë konflikte interesi

11:53 / May 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita ka prezantuar sot platformën për zgjedhje të lira dhe detyrat e qeverisë tranzitore. Sipas kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha kryeministri tranzitor dhe ministrat do të jenë jashtë konflikteve të interesit.

Kryefjalë e kësaj qeveri tranzitore është vullneti politik për Bashën, dhe nuk kërkon ndryshime ligjore.

Lexo edhe- E PLOTE/ Platforma e opozitës për zgjedhje të lira dhe detyrat e qeverisë tranzitore

“Nuk kërkon ndryshim ligjor po vetëm vullnet politik që kryeministri i qeverisë tranzitore dhe ministrat e tij të jenë jashtë konfliktit të interesit. Sot nuk mbyllim po hapim këtë diskutim me ju, natyrisht dhe brenda radhëve tona, partive tona në koalicionin e bashkuar opozitar, presim që ky aspekt i rëndësishëm i transformimit, qeveria tranzitore jashtë konfliktit të interesit si parakusht për garantimin e procesit zgedhor, pasurohet përmes këtij angazhimi debati sot e në ditët në javët në vijim, me qëllim që këto detyra të përkthehen në instrumenta dhe procese të qarta institucionale dhe ligjore gati për tu zbatuar nga një qeveri tranzitore, me një kryeministër tranzitor me vullnet dhe mbëshetje politike për të garantuar një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”, tha Basha.

Ai shtoi se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë, por dhe zgjedhje pa opozitën gjithashtu nuk do të ketë. “Kemi ndërmarrë një hap sot pasi e kemi bërë të qartë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, është kontradiksion termash. Zgjedhjet pa opozitën janë farsë, një tentativë e dështuar. Ne nuk do lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhje do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të vitit 2017. Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë për të hapur dialogun me PS për qeverië tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm ato do i kthejnë legjitimietin qeverisë në kushtet kurrë gjykata kushtetuese dhe e lartë nuk ekziston”, tha Basha.

konflikt interesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.