Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 3.25%

16:46 / November 1, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent sejko 1068x601 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit nga 3% në 3.25%.

Në fjalën e tij pas mbledhjes, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve ndaj inflacionit është zhvendosur për lart.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se reduktimi i stimulit monetar, përmes normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare, është një masë e nevojshme për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit të ardhshëm. Ai faktorizon nevojën për një rol më aktiv të politikës monetare në drejtim të balancimit të kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, përkundrejt pritjeve për një ecuri më të stabilizuar të kursit të këmbimit dhe një politike fiskale më neutrale në horizontin afatmesëm. Në këtë kontekst, ai i shërben ruajtjes së fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, garantimit të stabilitetit monetar e financiar të ekonomisë, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se ky vendim ishte konsistent me komunikimet tona të mëparshme, si dhe vijon të mbajë qëndrimin e përgjithshëm të politikës monetare në pozita stimuluese”, tha Sejko.

banka e shqiperise Gent Sejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.