Scarlett Johansson është gjithashtu një nga yjet e Hollywood-it që investon më së shumti për mirëqenien e saj mendore. Por, për të, një mendje e shëndoshë nis nga një trup i shëndetshëm dhe për këtë arsye punon shumë për fizikun e saj.
Aktorja stërvitet katër ditë në javë për të qëndruar në formë dhe ndjek dietën mesdhetare prej shumë vitesh. “Kam bërë pilates tetë vitet e fundit dhe është e mahnitshme se si ka ndikuar në trupin tim”, u shpreh ajo për “Stylist”. Por, duket se mosha është një “rrezik” edhe për të, ndaj aktorja është e detyruar ta pranojë këtë gjë dhe të kërkojë rrugë alternative.
“Po ndodh, po plakem. Jam 38 vjeçe dhe trupi im po ndryshon. Kjo është e vërteta ime dhe tanimë po bëj paqe me të. Rutina ime e stërvitjes ka ndryshuar pasi edhe ritmi im metabolik nuk është më si më parë, ndaj tani po merrem kryesisht me ngritje peshash dhe boks”, vijoi ajo rrëfimin e saj.