Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kush ka shkelur ligjin të gjykohet, deputeti i PD-së sulmon politikanët: Nuk e lëshojnë pushtetin derisa…

21:20 / November 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvendi 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka deklaruar në një intervistë televizive se kush nga politikanët ka shkelur ligjin duhet të gjykohet. Ai ka theksuar se politikanëve në vendin tonë nuk e lëshojnë pushtetin derisa u erren sytë.

Sipas Sulës, në qoftë se deri dje, prapa hekurave të burgut nuk kishe asnjë ministër, kryetar bashkie apo deputetë, sot kjo gjë po ndodh, madje priten dhe të tjerë.

“E gjithë politika e lartë këtu në Shqipëri, pa përjashtuar Zotin Berisha, pa përjashtuar Zotin Rama, pa përjashtuar ish-presidentin Meta, pa përjashtuar dhe të tjerë, SPAK ka pasur qendrime që mua personalisht nuk më pëlqejnë.

Duhet të kesh një gjë parasysh këta, politikanët tanë në Shqipëri të gjithë kanë një qendrim të përbashkët. Gjithmonë që të jenë në pushtet.

Po të shikosh dhe sot që është Rama në pushtet dhe dje që ishte Berisha, nuk mendojnë për asnjë ndryshim politik në Shqipëri, për të vazhduar dhe për ta përmirësuar politikën. Do thuash ti po i fut të gjithë me një kazan? Po, po, kjo është qasja e politikanëve tanë, sa e marrin pushtetin, nuk duan të ikin kurrë nga pushteti. Nuk e lëshojnë pushtetin sa i erren sytë dhe janë të pangopur për pushtet dhe për gjithçka tjetër. Ky është problemi që është në Shqipëri dhe unë mendoj që drejtësia është ajo që do ta shpëtojë këtë vend, sepse i ka dhënë shenjat. Nëse deri përpara pak kohësh, ti nuk kishe dot te hekurat e burgut një kryetar komune, sot i ke, ministra, kryeministra, deputetë, kryetar bashkie dhe priten dhe të tjerë. Unë jam i qartë që kush ka shkelur ligjin, nuk bëj as rolin e prokurorit dhe as rolin e gjykatësi dhe nuk kam për ta drejtuar asnjëherë gishtin në drejtim të Edi Ramës që është hajdut Edi Rama, apo në drejtim të Sali Berishës që është hajdut Sali Berisha, në drejtim të Ilir Metës që ka shkel ligjin Ilir Meta. Absolutisht, kush ka prova të gjykohet sipas sistemit të drejtësisë”, u shpreh Sula.

dashnor sula deputeti pushtetin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.