Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Finalmente…”/ Elsa Lila mban për herë të parë koncert recital në kryeqytet

23:10 / November 1, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elsa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmja e sotme solli një atmosferë fantastike në Pallatin e Kongreseve, pasi zëri i Elsa Lilës kumboi në koncertin e saj të parë recital në Tiranë.

Me koncertin të titulluar “Finalmente Elsa” këngëtarja është rikthyer në qytetin e saj, nga ku nisi shumë vite më parë. Me sharmin e saj Elsa Lila ka preferuar të qëndrojë në veshjen klasike në ngjyrat bardh e zi.

Në nisje të koncertit recital artistja e njohur ka falënderuar bashkëpunëtorët që kanë bërë të mundur realizimin e këtij projekti, por në veçanti Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për kontributin e jashtëzakonshëm.

Ajo shoqërohet nga një bandë muzikore italiane në performancat përfshirë këngët “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri te “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e shkuar në Festivalin e Këngës.

Dy ditë më parë me emocionet për këtë event të rëndësishëm në karrierën e saj, në një konferencë për mediat Elsa Lila u shpreh se organizimi vjen si një ndjenjë detyrimi ndaj artdashësve që e kanë mbështetur në këto 27 vite në muzikë.

Elsa Lila koncert Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.