Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Investigimi nga BBC: Kompanitë që lidhen me Putin-Prigozhin financuan dhe Bashën

15:41 / November 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1698931450xbashaa 692
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania që financoi fotografinë e Lulzim Bashës me Donald Trumpin president në 2017-n, ka lidhje me një firmë offshore, rrënjët e së cilës shkojnë deri te Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin. Këtë e raporton media prestigjioze britanike, BBC, që ka kryer një investigim të gjatë se si Alpha Consulting me bazë në Seychelles ka krijuar disa kompani që përdoren nga rrethi i ngushtë i presidentit rus dhe ish-liderit të Wagner. Mes tyre, është edhe firma skoceze Biniatta Trade LP e kontraktuar nga zoti Basha, që rezulton me drejtues rus.

Media prestigjioze britanike, BBC, përmes një investigimi të gjatë, ka zbërthyer me detaje mënyrën se si një firmë offshore, po ndihmon në krijimin e disa kompanive që përdoren nga rrethi i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin dhe nga ish-lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në materialin e publikuar, përmendet dhe Lulzim Basha, si një nga përfituesit e ndihmës financiare nga kompani me origjinë ruse. Gjithçka lidhet me Alpha Consulting me bazë në Seychelles dhe BBC ka zbuluar dokumente sekrete duke analizuar informacionet e dala nga investigimi për skandalin “Pandora Papers”.

Rasti që përfshin zotin Basha ka të bëjë me kompaninë Biniatta Trade LP, e cila në mars të 2017-s pagoi një lobist amerikan në emër të kreut të atëhershëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë për të mundësuar takimin dhe fotografinë e Bashës me presidentin e atëhershëm Donald Trump. BBC përmend raportimet e shërbimit sekret amerikan, që besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha të ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500 mijë dollarë.

”Pronësia e Biniatta-s ishte fshehur përmes sekretit të kompanisë offshore dhe drejtorëve të rremë, por dokumentet e zbuluara të Alpha-s përfshijnë një marrëveshje nga viti 2015, kur u krijua partneriteti, i cili emëronte pronarin përfitues si një shtetas rus i quajtur Maxim Trofimets.”

Pronarja e Alpha-s, Victoria Valkovskaya, pas raportimeve në media në 2018, kishte udhëzuar Biniattën për mënyrën se si mund të fshihte pronësinë e saj duke përdorur një fondacion në Seychelles.

”Në shtator të këtij viti, Këshilli i Europës caktoi zotin Basha për të përgatitur një raport për mbështetjen e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit rus. Ai tha se nuk kishte konflikt interesi. BBC u përpoq të kontaktonte z. Trofimets dhe z. Basha, por ata nuk u përgjigjën.”

Zonja Valkovskaya, drejtoresha e përgjithshme e Alpha-s, tha se ajo “kategorikisht” mohoi që kompania e saj të ishte e përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.