Të ftuara speciale në takimin e radhës në “Soiree” ishin dy motrat Rita dhe Juli Ndoci, të cilat folën për jetën e tyre në Gjermani dhe eksperiencat e mëparshme në muzikë.
Rita e qeshur si gjithmonë, rrëfen se i mungojnë shumë duartrokitjet e publikut. ““Kur jam e lodhur dhe dua të shplodhem, dal në pyll dhe këndoj. Aty më dalin njerëzit dhe më duartrokasin. Më thonë ‘bravo’ dhe unë u them faleminderit. Për këtë më ka marrë shumë malli, për duartrokitjet e publikut”, tha këngëtarja.
