Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Shenjat më misterioze të horoskopit

13:59 / May 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gruaja Dash

Gruaja Dash shfaqet si një grua e fortë dhe e pavarur, ndonjëherë dashakeqe dhe agresive. Në të vërtetë, nën maskë është një fëmijë i braktisur, për të cilën nuk kujtohet askush. Kështu, Dashu maskon preokupimet dhe problemet sekrete.

Gruaja Dem

Në dukje, gruaja Dem është një zonjushë e ëmbël, e qetë dhe e ekuilibruar. Por, është vetëm një maskë. Brenda saj ziejnë pasione të vërteta, nga të cilat trembet edhe ajo dhe i fsheh me shumë kujdes. Gratë Dem nuk i shfaqin kurrë ndjenjat e tyre. Për to është më e thjeshtë të presin që furtuna të kalojë vet. Rrezet e trembin.

Gruaja Binjakët

Për shoqërinë, gratë Binjakët kanë një imazh të gruas gjithnjë në humor, moskokëçarëse dhe shpërfillëse. Por kjo është vetëm dukja. Binjakët janë shumë nervoze dhe të trazuara brenda vetes. Binjakët gra kanë shumë probleme të cilat nuk i ndajnë me askënd.

Gruaja Gaforre

Siç dihet mirë, gruaja Gaforre, është ‘nëna e përjetshme’. Kujdeset për të gjithë, i do të gjithë, shqetësohet sinqerisht për të gjithë. Epo, një Nënë Terezë e vërtetë! Por, në të vërtetë, Gaforret gra  reagojnë në këtë mënyrë me një llogari gjakftohtë. Është grua shumë inteligjente dhe nuk bën kurrë diçka pa patur përfitim. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm me të.

Gruaja Luan

Imazhi i Luaneshës është ai i një gruaje krenare, të pavarur dhe konkrete. Ecën gjithnjë me kokën lart dhe i sheh të gjithë me një vështrim krenar. Siç mund ta imagjinosh, është vetëm një maskë. Në thellësi të shpirtit, Luanesha është një grijesë e ëmbël dhe e njerëzishme. Duhet të përkëdhelet si një mace, të mbulohet me komplimente, kështu do jetosh i lumtur me të.

Gruaja Virgjëresha

Virgjëresha bën ‘perfekten’. Mendohet të jetë e ndershme dhe direkte, nuk ka nevojë për gjërat që u përkasin të tjerëve. Por nëse i intereson ndonjë mashkull, atëherë më beso, do e fitojë. E nuk ka fare rëndësi nëse ky mashkull është i impenjuar, apo nëse e dashura e tij është pikërisht shoqja e Virgjëreshës! Ja ‘poshtërsia’ nga e cila duhet të frikësohesh.

Gruaja Peshorja

Peshorja jep përshtypjen e një gruaje të sigurtë tek vetja, në një shtëpi ku mbretëron rregulli dhe ekuilibri. Në të vërtetë, është vetëm një maskë. Peshorja është tej mase ‘e rrëshqitshme’. Shpesh justifikohet se rrëmuja që ka është një kaos krijues. Ndërkohë, nuk di si t’i zgjidhë problemet. Shpesh kërkon dikë tjetër që të zgjidhë problemet në vendin e saj.

Horoskopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 11 korrik 2026

08:02 / July 11, 2026

Horoskopi, 10 korrik 2026

08:04 / July 10, 2026

Horoskopi, 9 korrik 2026

08:09 / July 9, 2026

Horoskopi, 8 korrik 2026

07:59 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.