Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama replikon me Erion Baçen për gabimet e PS: Po hajde mor këtu, ai rri atje se ka hallin e Juventusit

18:28 / November 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa po fliste për rëndësinë e Partisë Socialiste në historinë moderne të Shqipërisë për nga kapaciteti shtetbërës, Edi Rama e pranoi se mund të jenë bërë edhe gabime, por ato janë të justifikueshme pasi “sa më i madh të jesh aq më të mëdha janë gabimet që bënë”.

Teksa hoqi një parale midis figurës së tij si kryeministër dhe ish-numrit dy të qeverisë, Erion Braçe, Rama tha se padyshim gabimet që mund të bëjë një udhëheqës i vendit janë në dukje më të mëdha për shkak të pozicionit që ai ruan.

Me nota humori, Rama i bëri thirrje Braçes të afrohej më pranë kryeministrit gjatë Asamblesë, duke shtuar se ka ardhur koha që fitoret e Juventusit “t’i kompensojmë me fitoret e reja të PS”.

“Që pandëshkueshmëria nuk është një mit dhe gjithkush është i ndëshkueshëm, kjo ndodhë vetëm sepse është Partia Socialiste e Shqipërisë.

Askush tjetër, askush tjetër. As ata që ishin as ata që duan të jenë nuk e kanë këtë kapacitet. Nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në AND-në e vetë sepse që nga viti 1991 në Shqipëri ka pasur dy forca; një që ka shkatërruar dhe një që ka ndërtuar.

PS mund të ketë bërë gabime të mëdha sepse sa më i madh të jesh, edhe gabimet më të mëdha i bën. Sepse pashë Erionin atje. Po të bëjë unë të njëjtin gabim me Erionin, gabimi im duket më i madh se i Erionit.

Po hajde mor këtu, ç’rri atje. Mu duke si një grup rinor që do të futesh në parti. Erioni rri atje sepse ka hallin e Juventusit. I kam thënë që ka ikur koha jonë si Juventus për këtë periudhë, por po e kompensojmë me fitoret e reja të PS. Nuk ka asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri. Nuk ka pasur, nuk ka dhe më besoni nuk do të ketë për një periudhë të caktuar kohe. Ky është kapaciteti shtetbërës”- tha Rama.

brace Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.