Vetëm se Ledri nuk e shoqëroi Sarën në premierën e filmit të saj të parë si aktore, në rrjet u ngritën menjëherë aludime se mes çiftit ka një krisje, madje edhe ndarje.
Mesa duket nuk ia kanë “qëlluar”, pasi mbrëmjen e kaluar ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shëtitur rrugëve të Prishtinës.
Çifti ka zgjedhur të mos komentojë asgjë në lidhje me aludimet e ngritura në rrjet rreth ndarjes, duke vendosur t’i dedikohen karrierës së tyre televizive.