Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Flet për herë të parë pas 12 vitesh, udhëheqësi i Hezbollahut: Situata në rajon do të përshkallëzohet

23:19 / November 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sayed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i Hezbollahut, Sayed Hassan Nasrallah, mbajti një fjalim në lidhje me situatën në Gaza.

Është hera e parë që lideri i organizatës me qendër në Liban flet publikisht për zhvillimet në rajon pas shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Hassan Nasrallah filloi fjalimin e tij duke lavdëruar “dëshmorët e rënë” të Hezbollahut dhe grupeve të tjera që luftojnë Izraelin, si dhe civilët që u vranë. Në të njëjtën kohë, ai e quajti Izraelin budalla.

“Po e filloj fjalimin duke u shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të të rënëve këtu në Liban dhe në të njëjtën kohë ju përgëzojmë pasi të dashurit tuaj kanë fituar nderin e martirizimit”, tha ai.

Nasrallah tha se Hezbollahu filloi përleshjet më 8 tetor, një ditë pas sulmit të befasishëm të Hamasit në Izraelin jugor. Ai tha se shkëmbimi i përditshëm i zjarrit me forcat izraelite përgjatë kufirit libanez mund të duket modest, por është shumë domethënës, duke përmendur një shkëmbim zjarri të paprecedentë që nga viti 1948. Nasrallah gjithashtu konfirmoi se 57 luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë deri më tani.

Siç tha ai, përshkallëzimi i mëtejshëm i operacioneve në kufirin izraelito-libanez është një mundësi e fortë. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të tjera për ndonjë mobilizim të luftëtarëve.

Sipas Sky News, Nasrallah nuk po mban një fjalim personalisht dhe se bëhet fjalë për një transmetim nga një vend i panjohur pasi ai ka frikë nga mundësia e atentatit dhe njohja e vendndodhjes së tij. Ai nuk është parë në publik që nga viti 2011.

hezbollahut sayed hassan nasrallah udheheqesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.