Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Stuhia “Ciaran” në Europë dhe në Shqipëri. Toskana nën ujë, preket Franca, Gjermania e Britania

15:50 / November 4, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dc260d43 cb81 44d4 8cd4 4694836da682
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stuhia “Ciaran” është shfaqur me egërsinë e saj duke shkaktuar vdekjen e 14 personave gjatë tre ditëve të fundit. Erëra me shpejtësi rekord, shi të dendur, breshër dhe tornado përfshinë shumë disa vende të Europës.

Zyrtarët në rajonin e Toskanës në Itali, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ku gati 200 milimetra shi ranë në bregdetin veriperëndimor. Guvernatori i Toskanës njoftoi se 7 persona kishin humbur jetën si pasojë e stuhisë, mes tyre dhe një burrë 85-vjeçar.

Në Francë shpejtësia e erërave arriti nivele rekord prej 193 kilometrash në orë. Ministri francez i Energjisë tha se 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Probleme të mëdha edhe në Belgjikë, Spanjë, Holandë dhe Gjermani, që u bënë shkak për vdekjen e disa personave.

Në Britani, zyra meteorologjike njoftoi se stuhia solli breshër në madhësinë e një topi tenisi në ishullin Jersey, e me gjasë shkaktoi një tornado të rrallë për rajonin.

Edhe në Shqipëri ka probleme të shumta, me bllokime rrugët dhe mungesë të energjisë elektrike.

Stuhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.