Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja Tabaku për taksën e profesionistëve të lirë: Skemë e padrejtë që nxit infomalitet

17:09 / November 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dfe2078d bf4f 46eb 8a0b 7ce5beff3321
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për projektbuxhetin e vitit 2024, ku ndalet te taksa e profesionistëve të lirë. Ajo shkruan se si gjithmonë e vërteta është shumë ndryshe nga dokrrat e propaganda e ditës, ndërsa shton se në vitin 2013 Shqipëria kishte taksën e sheshtë 10%, ku secili paguante 10 përqindëshin e pagës së tij, por socialistët vendosën të ndryshojnë gjithçka.

Postimi i plotë i Tabakut:

Dëgjuam dje se në Shqipëri nuk taksohen bizneset e vogla dhe gjithashtu që në Projektbuxhetin 2024 nuk do kemi taksa të reja.

Si gjithmonë e vërteta është shumë ndryshe nga dokrrat e propaganda e ditës. Në projektbuxhetin 2024 janë 70 mln euro taksa shtesë për xhepat e familjeve shqiptare. Mes tyre më kryesorja është taksa e vendosur për profesionistët e lirë që do të paguajnë deri në 23% për dijen dhe aftësitë e tyre profesionale. Si erdhëm deri këtu? Në vitin 2013 Shqipëria kishte taksën e sheshtë 10%! Secili paguante 10 përqindëshin e pagës së tij. Socialistët vendosën të ndryshojnë gjithçka, sollën taksimin progresiv socialist ku çdokush paguante progresisvisht për të ardhurat që fitonte.

Kjo, i dha jetë skemave për t’i ikur taksimit socialist progresiv. Fillimisht profesionistët krijuan biznese me NIPT dhe ofruan shërbimet e tyre. Më tej këto profesionistë mundën t’i ikin skemës së taksimit progresiv socialist që nisi të taksonte progresivisht edhe ato të ardhura që vinin nga dy punësimi.

Kjo skemë përveçse e padrejtë dhe pandershme nxiti dhe informalitetin. Kjo, krijoi një gropë të madhe në buxhet ku profesionistët preferonin që t’i shmangeshin taksimit progresiv socialist që taksonte punën deri në 23% ndërsa përfituesit e koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit me 5% për fitimin.

Në vend që mazhoranca socialiste të ndryshonte skemën e taksimit të pandershëm socialist, ato vijuan ta thellojnë dhe sot kanë sjellë në tavolinë taksimin socialist mbi profesionistët e lirë.

Qëllimi? Të taksojmë profesionistët e shtresës së mesme, punëtorin që ngrihet përditë në mëngjes për të punuar dhe t’i japim sa më shumë përjashtime një shtrese gjithnjë e më të pakët që fiton më shumë dhe paguan më pak taksa dhe ofron më pak produktivitet ekonomisë.

Ky është taksimi i pandershëm socialist që propaganda dhe dokrat që dëgjoni përditë në media mbulojnë. Socialistët mund të propagandojnë por llogarinë e xhepave tuaj në fund të ditës e dini ju!

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.