Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Mbijetova duke u fshehur nën trupin e të dashurit tim”- 27 vjeçarja rrëfen tmerrin e 7 Tetorit: Na rrethuan dhe gjuanin pa pushim, ndërsa bërtisnin “Allah Akbar”

21:00 / November 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Modelja 27 vjecare hamas izrael festivali123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modelja 27-vjeçare, Noam Mazal Ben-David ka rrëfyer momentet dramatike që ajo përjetoi në festivalin Supernova në Izrael më 7 tetor, kur Hamasi nisi sulmin.

27-vjeçarja arriti të arratisej sepse u fsheh poshtë trupit të të dashurit të saj, në pjesën e pasme të një kontenieri, ndërsa organizata palestineze vazhdoi sulmin e saj të përgjakshëm.

image 2

Noam, e cila punon si modele, ka kaluar thuajse dy orë duke u shtirur si e vdekur pranë disa kufomave. Mes tyre ishte edhe partneri i saj, David Neman, i cili si dhjetëra të tjerë u qëllua para syve të saj.

Noam dhe i dashuri i saj ishin në mesin e të rinjve të festivalit që vrapuan për të shpëtuar ndërsa persona të armatosur të Hamasit i ndoqën. Ajo vetë u qëllua në këmbë dhe ijë. Pavarësisht gjakderdhjes, ajo arriti të heshtë, pasi vetëm kështu do të mund të qëndronte gjallë.

image 3

Si u kthye festivali në një gjakderdhje

Festivali i muzikës Supernova duhet të ishte një festë e “miqve, dashurisë dhe lirisë së pafund”. Në vend të kësaj, e gjithë skena u kthye në një vend torture. Noam dhe shoqja e saj mbërritën në vend në orën 6:30 të mëngjesit të 7 tetorit, të shkujdesur dhe plotësisht të pavetëdijshëm për atë që do të vinte.

image 4

“Na rrethuan dhe vazhduan të gjuanin pa pushim. Dëgjova një vajzë të bërtiste: “Të lutem, mos më merr. Më lër të qetë”. Por ata donin ta rrëmbyen atë. I kanë bërë gjëra të tmerrshme, të tmerrshme”, ka thënë ajo për Express.

27-vjeçarja nuk mundi të arratisej me makinën e saj, pasi terroristët kishin bllokuar daljet. Siç kujton ajo, ata thirrën në mënyrë të dëshpëruar të afërmit dhe miqtë duke kërkuar ndihmë ndërsa ndanin vendndodhjen e tyre. Dikush i tha asaj se personat e armatosur e panë atë.

“Hapën një bombë dhe filluan të qëllonin pa pushim”

Noam përshkruan atë që ndodhi më pas.

“Personat e armatosur të Hamasit u afruan, David më mori dhe më hodhi në pjesën e pasme të kontenierit duke më thënë të shkoja sa më thellë që të mundja dhe të fshihesha. Njëri prej tyre u hodh brenda dhe bërtiti ‘Allah Akbar’ dhe një bombë shpërtheu ndërsa qëllonin pa pushim”, tha ajo.

Davidi u qëllua në gjoks. Noam mbylli sytë. Ajo priste që nuk do t’i hapte më kurrë. Por mbijetoi, pavarësisht plagëve me armë zjarri në këmbë dhe ijë.

“Unë u fsheha nën trupin e të dashurit tim, ndërsa Hamasi i vrau të gjithë,” tha ajo.

Personat e armatosur duhet të kenë supozuar se ajo ishte e vdekur, pasi ajo ishte e shtrirë mes kufomave. Më në fund ajo thirri familjen e saj. Ajo u tha atyre se Davidi ishte vrarë.

Më vonë, forcat izraelite të sigurisë e gjetën atë. Nga 16 personat që u fshehën në kontejner, vetëm katër jetuan. Ajo është në mesin e tyre.

fshehur izrael mbijetova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.