Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama u ndal te marrëveshja për përballimin e refugjatëve, të cilën e quajti një arritje të madhe.
Rama u shpreh se ka ardhur momenti që Shqipëria t’i kthejë borxhin Italisë për atë që ka bërë për shqiptarët në kohën ku emigrantët zbarkuan në brigjet e Italisë.
“Të paguajmë borxhin që kemi ndaj Italisë. Për ata që kanë bërë për ne që nga momenti i parë që kemi arritur në brigjet në këtë anë të detit për të gjetur mbështetje dhe strehim për të pasur një jetë më mirë. Nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet. Nuk dua të gjykoj në meritën politike në lidhje me vendimet, por ne na takon të jemi të pransihëm për të ndihmuar. Për të dhënë një ndihmë dhe për të menaxhuar me pak një situatë të vështirë për Italinë, gjeografia është kthyer në mallkim për Italinë. Kur hyhet në Itali zëre se ke hyrë në Europë dhe BE. Kur bëhet fjalë për të menaxhuar hyrjen dhe mbi këtë nuk kemi forcën për të qenë zgjidhja, por kemi detyrë angazhimin dhe obligimin dhe një kapacitet për të dhënë një ndihmë. Ky është produkt i një diskutimi për të bërë mirë, nuk është një rrugëzgjidhje për diçka që ne bëjmë se duhet ta bëjmë. Shqipëria ka një historik të mikpritjes. Shqipëria është i vetmi vend evropian, ku kanë qenë më shumë hebrenj gjatë luftës së dytë botërore”, tha Rama.
