Koreja e Jugut tha të hënën se planifikon të lëshojë satelitin e saj të parë spiun të ndërtuar në vend, në fund të këtij muaji, për të monitoruar më mirë rivalin, Korenë e Veriut.
Plani u zbulua disa ditë pasi Koreja e Veriut dështoi të zbatonte zotimin për të bërë një përpjekje të tretë për të nisur satelitin e saj të zbulimit në tetor, me gjasë për shkak të problemeve teknike.
Edhe pse Koreja e Jugut aktualisht nuk ka satelitët e saj të zbulimit ushtarak, ky vend mbështetet në satelitët spiunë të SHBA-së për të monitoruar lëvizjet e Koresë së Veriut.
Në anën tjetër, Koreja e Veriut është gjithashtu “e etur” për të blerë satelitin e saj spiun.