Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar mbi zhvillimet e fundit të ndodhura në PD dhe akuzat ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Fevziu është shprehur se Berisha tashmë po merr goditje pas goditje dhe se problemi më i madh i tij është se ka një lloj vonese në veprim.
“Problemi që Berisha e ka të vështirë të bëjë një gjë. Problemi më i madh i Berishës ka qenë një lloj vonese në veprime.
Nëse në 2021 nuk do kishte mbajtur qëndrimin pro Bashës opozita nuk do të ishte këtu, thelbi i krizës së opozitës është tek humbja e zgjedhjeve të 25 prillit. Mund të mos kishte hyrë në zgjedhje se e kreu ciklin e vet.
Berishës po i vijnë goditje pas goditje.
Pas zgjedhjeve të 6 marsit ku u konfirmua mazhorancë duhet të hapte një proces të gjatë 8-9 muajsh, diku nga fillimi i dhjetorit të hapte një garë me 7-8 kandidtë kjo do sillte një lidership në parti. Ai do ishte president nderi në parti.
Tani Berisha nuk largohet dot. Problemi është si do të paraqitet në zgjedhjet e 2025”, tha Fevziu.
