Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Seanca për kryebashkiakun e Himarës/ Dëshmitari: Unë mbledh kanoçe, më ofruan 10 mijë lekë nëse votoja Fredi Belerin

17:02 / November 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6129
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen dëshmitë nga seanca me dyer të mbyllura për çështjen Beleri. Shefi i komisariatit të Himarës, Ermal Ajdini u shpreh se nga Arsen Rama u njoftua se Fredi Beleri po blinte vota për të fituar në zgjedhjet lokale. Por, arrestimi, sipas tij, nuk u bë menjëherë pasi “kishim dyshime se kishte persona të tjerë të përfshirë”.

Ermal Ajdini: Isha shef në komisariatin e Himarës. Arsen Ramën e kam njohur se kam punuar aty. Në fund të majit ose prillit 2023 më bëri me dije në telefon se Fredi Beleri i ka thënë për të blerë vota. Kam bërë verifikime dhe më tha pas një jave çfarë të bëj me përgjimin dhe kam bërë verifikime prapë dhe konstatova se informacioni qëndronte.

Njoftova eprorët dhe bëra regjistrimin e çështjes në prokurori. Pas kësaj, ai pranoi bashkëpunimin me drejtësinë, kam autorizuar përgjimin. Arsen Rama vishej sportiv dhe pas  arrestimit të Belerit, ai pati kërcënime dhe u largua drejt Vlorës.

Provat i kam dërguar me postë. I kam pasur kontaktet dhe vëzhgimin me forcat operacionale. Kishim informacion se disa persona në fshatin Vuno do të pajiseshin me dokumente. Arsenin e kam shoqëruar unë në prokurori për të dhënë dëshminë e parë. U binda nga faktet dhe kisha informacion për shkëmbimin e lekëve me Kokaveshin. Nuk u arrestuan direkt pasi kishim dyshime se mund të kishte të implikuar të tjerë.

Ne e arrestuam Belerin, pasi ai i dha lekët Kokaveshit. Ne kemi sekuestruar dy lista dhe njëra është dorëzuar pas dhënies së lekëve nga Kokaveshi.

Në listën e dëshmitarëve ishte edhe Gligor Mëkuri, që u shpreh në gjykatë se puna e tij është të mbledhë kanoçe dhe as e kishte idenë se emri i tij ishte në listë.

Gligor Mërkuri: Unë mbledh kanoçe, nuk e dija që e kisha emrin në listë. Më thanë që të votoja për Belerin do më jepnin 100 mijë lekë. Ndërsa për gruan dhe mamanë edhe njëqind të tjera. Lekët do m’i jepte Niko Panajoti që e kam të afërt të nënës. Ne nuk i morëm lekët sepse nuk votuam./ TCH

Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.