Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeministrja serbe e zhgënjyer nga Rama: Tjetër gjë thotë tek për tek dhe tjetër para publikut

18:00 / May 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bernabiç
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas kthimit nga Berlini, Kryeministrja Serbe Ana Branbiç,  u shpreh për agjensinë serbe të lajmeve “Beta“ se është e zhgënjyer nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse ka menduar se ai ka një vizion tjetër për Ballkanin dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, por ai në të vërtetë grumbullon pikë në tema populiste, duke shpjeguar kryeministri Rama, flet një gjë në rastet e takimeve individuale, ndërsa në konferenca flet ndryshe dhe “për publikun e tij“.

“Unë nuk e shoh politikën ndryshe nga raportet njerzore“, u shpreh Branabiçi dhe shtoi se gjithmonë do të bisedojë me Ramën, duke “rekomanduar“ se në politikë nevojitet “pak më shumë sinqeritet“. Duke folur për Samitin e 29 prillit, ajo tha se bisedimet ishin të vështira, por delegacioni serb ishte i sinqertë dhe e përfaqësoi mirë vendin e tij.

“Thamë atë që mendojmë dhe që ndjejmë dhe se jemi këtu (në Berlin) për të vazhduar bisedimet dhe për të gjetur kompromis, por taksat duhen hequr“- shpjegoi Kryeministrja, duke shtuar se dialogun e frenon mungesa e kurajos politike dhe populizmi i njerëzve që kanë vendosur taksat ndaj mallrave serb.

“Hajde të bashkohemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë një rajon tjetër për brezat që do të vijnë“- bëri thirrje Kryeministrja serbe./Koha Jone/

Kryeministrja serbe Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.