Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rreziku për përmbytje, Agjencia e Mbrojtjes Civile: Bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale

10:20 / November 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1699428484 page transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intensive veçanërisht në qarkun Shkodër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon bashkive që të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

“Ne ju kujtojmë se siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale. Në kohët e sfidave, unitet dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit janë thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment”, thekson Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Lexo edhe: VIDEO/ Moti i keq, ndërpritet energjia në disa zona të Fierit

Lexo edhe: Reshje shiu të forta, rrugët e Vlorës nën ujë

Lexo edhe: Moti i keq/ Rrezikohet përmbytja e banesave në Rrëshen! Në Durrës ka prezencë uji në disa rrugë

Lexo edhe: Shi i rrëmbyeshëm në Tiranë! Rrugët mbushen me ujë, shtohet trafiku

moti keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.