Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili është në arrati prej kohësh, “troket” sërish në Gjykatën e Lartë.
Ndaj tij është dhënë një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë, por që kundërshton vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që i sekuestruan pasuritë.
Me kërkesë të SPAK janë bllokuar gjashtë pasuri, nga të cilat dy vila në Palasë e Hamallaj, dy apartamente dhe dy llogari bankare në banka të nivelit të dytë me vlerë 124 mijë euro në total.
Ndonëse i ka ankimuar në çështje të veçanta Apeli nuk liroi nga sekuestroja asnjë nga pasuritë.