Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Avionë droge nga Afrika e Jugut/ Operacioni ndaj ‘Ndrangheta-s’ “peshkon” edhe shqiptarë

18:04 / November 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
carabinieri policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

12 urdhër arreste janë ekzekutuar nga një operacion i Policisë italiane në Romë, për shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

“Një shoqatë që synon trafikimin dhe tregtimin e drogës”, kjo është hipoteza e drejtorisë së krimit dhe antimafias së Prokurorisë së Romës për 12 subjekte.

Hetimi ‘Pilot’ pason operacionin ‘Tritone’, të kryer nga efektivët e njësisë hetimore të Romës, i cili në shkurt 2022 çoi në 65 arrestime dhe që kishte çmontuar ‘Ndrangheta-n’ me rrënjë në Anzio dhe Nettuno. Një grup i angazhuar jo vetëm për trafikun e drogës, por edhe për kushtëzimin e jetës politike vendase dhe kontrollin e aktiviteteve ekonomike dhe dhënien e kontratave lokale.

Duart e ‘Ndranghetës në bregdet, 65 arrestime

Në atë hetim u dokumentua se si një nga anëtarët e ‘Ndrangheta’ importonte ngarkesa të mëdha droge nga Amerika e Jugut, dhe më pas zgjeroi tregtinë e drogës midis Anzio, Nettuno, Roça di Papa dhe Grottaferrata. Këtu ai do të kishte ndërthurur biznesin e tij me shoqatën e përbërë nga 12 të arrestuarit sot.

Hetimet e kryera nga karabinierët e Via In Selcit, në periudhën nga korriku 2019 deri në shtator 2020 me ndihmën e shërbimeve të përgjimeve dhe vëzhgimeve telefonike dhe mjedisore, në fakt kanë bërë të mundur rindërtimin e shitjeve të shumta të kokainës dhe jo vetëm. Grupi kishte gjithashtu disponueshmërinë e një piloti.

Aferat e bandave mes drogës dhe jetëve luksoze

Për të shmangur hetimet, të dyshuarit përdorën telefona inteligjentë të koduar dhe makina me qira, të cilat zëvendësoheshin periodikisht për të shmangur instalimin e pajisjeve përgjuese. Për më tepër, paratë e trafikut të drogës u riinvestuan jo vetëm në blerjen e grupeve të tjera të kokainës, në mbështetjen ekonomike të bashkëpunëtorëve të arrestuar, si dhe në blerjen e ambienteve publike romake dhe në organizimin e festave. Gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë edhe gjashtë persona të tjerë.

Afrika e Jugut Ndrangheta Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.