Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Irina Shayk tregon punën e saj të parë dhe s’lidhet aspak me modelingun

22:18 / November 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
irina shayk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë të shkurtër për rubrikën “Ask Me Anything” nga revista “Elle”, Irina Shayk ka folur për detaje të ndryshme rreth saj si moda, karriera, mëmësia.

Përpara se të ishte një modele e famshme dhe të paguhej me shuma marramendëse, të  bashkëpunonte me emrat më të mëdhenj të modës dhe të ndodhej nën lenten e fotografëve më të njohur, Irina ka treguar edhe për punën e saj të parë.

Ndryshe nga ç’mund ta kishit imagjinuar, modelja ruse e lindur në një qytet të vogël ka bërë punë krejtësisht të zakonshme dhe larg shkëlqimit të tapetit të kuq.

“Puna ime e parë, kam lyer një dhomë spitali për 31 ditë sepse doja të blija këpucë me takë. Ishte një punë verore dhe mora rreth 8 Dollarë për të gjithë muajin. Ishte shumë e vështirë sepse duhej të lyeja nga ora 08:00-17:00 çdo ditë. Dhe tani di si të lyej kështu që nëse ju nevojitet të lyeni muret apo dritaret, këtu jam”.

Paratë e para që ka fituar i ka shpenzuar për të plotësuar një dëshirë të nënës së saj.

“Me paratë e para që kam fituar, punoja me orë të gjata në një ekspozitë. Mendoj se ishte një punë 7-ditore, paguhej 100 Dollarë dhe ishin shumë para për mua. Mamasë time i duhej një divan i ri kështu që i mblodha paratë, ia dërgova dhe ajo e bleu. Ishte shumë e gëzuar. Kështu që paratë e mia të para shkuan për divanin e ri të mamit. Do doja ta kishim ende divanin, por nuk e kemi. Mendoj se qentë që ruajnë bagëtinë kanë urinuar mbi të ose diçka e tillë”, përfundon Irina.

Irina Shayk modele Puna
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.