Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Anila Hoxha: DIA u krijua në offshore, merrte paratë e borxheve nga faturat

23:08 / November 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anila hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Top Story shpjegoi detaje nga historia e krijimit të kompanisë DIA. Ajo shprehet se pas regjistrimit në offshore, kompania regjistrohet në Shqipëri.

Hoxha: DIA ishte një shoqëri, e cila shfaqet për herë të parë nga kërkimet në dosjen numri 1, ta quajmë kështu, meqenëse ka një vendim fajësie nga gjykata e Tiranës dhe Apelit ndaj Kastriot Ismailajt. Një shoqëri e cila regjistrohet më 5 korrik 2010 për herë të parë në ishujt Virgin me ortakë Kastriot Ismailajn dhe Arjan Laçin dhe në këtë emërohet si drejtoreshë një shtetase e identifikuar si Juliana Muço. Krijiohet si kompani në offshore me ortakë Kastriot Ismailajn dhe Arjan Laçin me një drejtoreshë shqiptare. Është vetëm adresa, kutia postare.
Një muaj më pas në 2 gusht 2010 regjistrohet në Shqipëri degëzim, nuk ka asnjë fushë. Në Shqipëri ekziston një muaj më pas. Drejtoresha emëron si përfaqësues juridik Kastriot Ismailajn, çfarë ndodh më pas, me shpejtësi të madhe regjistrohet në regjistrin tregtar dhe aty shfaqet objekti, mbledhje borxhesh, konsulencë, mbledhje debish. Jemi vetëm në muajin e dytë të shfaqjes së kësaj shoqërie.

Në muajin e tretë në fillim të shtatorit 2010 lidhet kontratat e parë mes Ismailajt, i cili këto tagrat deri në 2014 si përfaqësues juridik i DIA-s me dy përfaqësuesit çekë të CEZ Shpërndarjes dhe detyrat që merrte DIA ishin mbledhjet e borxheve për gati 318 mijë shtetas shqiptarë që kishin kaluar afatin 90 ditor të pagesës së faturave të energjisë elektrike, ku nuk përfshiheshin vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe kompani të njohura që kishin borxhe dhe ishin debit me miliona euro dhe dollarë. Kjo marrëveshje kundërshtohet gjatë vjeshtës 2010 nga Këshilli Mbikëqyrës, se DIA nuk ka kompetenca, ishte një kompani e shfaqur nga hiçi.

Në shkurt 2011 përpilohen dokumentet nga e para dhe nis mashtrimi i parë. DIA në shkresat e firmosura nga Kastriot Ismailaj prezantohet si një shoqëri me përvojë ndërkombëtare me seli në Washington. Këto janë në dosje, janë me protokolle me të gjitha dhe prezantohet një seri eksperiencash, ka edhe një shkresë, një prezantim në emër të një kompanie të huaj, e cila e kishte pasur këtë emër deri në 1995 dhe më pas kjo kompani nuk ekzistonte më me këtë emër, ku flitej me eksperiencën e DIA-s. Tani jemi në dëshmitë e njerëzve që u aktivizuan, e para, gjatë kohës kur Këshilli Mbikëqyrës e refuzon kontratën e firmosur mes të treve, drejtorit ekzekutiv, kreut të bordit, dy çekëve dhe shqiptarit. Gjatë kësaj kohe lëshohet një faturë dhe këtu janë nën akuzë dy çekët.

anila hoxha DIA offshore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.