Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Opozitë e izoluar’, Kryemadhi i përgjigjet Ramës dhe sulmon ndërkombëtarët

19:05 / May 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7e78a5c3 1014 4001 9c91 5767ae54efd6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama teksa në një mbledhje jashtë radhës takoi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, foli me detaje për atë se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit, ku ndër të tjera tha se opozita po izolohet nga ndërkombëtarët me vendimet e saj ekstreme për të dalë nga kuvendi dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Kësaj deklarate, nga protesta e opozitës që edhe këtë pasdite bllokoi thuajse të gjitha akset kryesore rrugore në vend, ju përgjigj kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ajo tha se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por sulmoi përfaqësitë ndërkombëtare që kanë ardhur në Shqipëri duke kundërshtuar dhe kritikuar hapur vendimet e opozitës e njëjtë duke i bërë apel të mos djegin edhe partitë e tyre. Ajo tha se opozita ka kontakte me ndërkombëtarët e vërtetë, që sipas saj nuk janë “ata që vijnë për turizëm dhe fundjavë në Shqipëri me rroga marramendëse.

“Opozita nuk është e izoluar nga ndërkombëtarët, përkundrazi jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe të shpeshtë, jo me ata që vijnë për turizëm dhe që vijnë për weekend me rroga marramendëse në Shqipëri, por me ata që u intereson stabiliteti në Rajon. Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe izolimin e opozitës, është një opozitë e koordinuar me partnerët tanë euro-atlantikë dhe të BE-së, nuk janë burokratët e korridoreve të zyrave që paguhen nga taksapaguesit por janë ata që vendosin dhe votojnë për anëtarësimin e BE-së”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se opozita nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë.

“Opozita nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë. Sot shqiptarëve duhet tu themi që gjërat kanë ndryshuar. Edhe në Berlin Rama tha që do hapen negociatat, por ai i përgjërohej dhe kërcënonte Ramush Haradinaj për të hequr taksën ndaj Serbisë ndërkohë që popullit të Kosovës i vë taksë në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një gënjeshtar patologjik. Është e vështirë për ta besuar. Duhet t’i japim fund këtij fenomeni, që mos t’i shkojë në mend njeriu të bëhet si fenomeni Rama”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blendi Klosi: Protestës i dëgjojmë vetëm kërkesat qytetare! Marrëveshja jonë me shqiptarët integrimi në BE

14:39 / July 12, 2026

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.