Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

”Kutia e Agatha Christie” nga Mira Meksi botohet në gjuhën turke. Thriller politik me suspens të fortë policor

08:47 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 09 084718
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë romani “Kutia e Agatha Christie” nga autorja e mirënjohur Mira Meksi, është botuar edhe në gjuhën tuke. Kjo me përkthimin virtuoz të Ece Dillioglu nga shtëpia botuese prestigjoze “Ketebe”. Një dashuri e jashtëzakonshme feks në sfondin e errët të ngjarjeve politike në Shqipërinë e viteve 1923-27.

Mid’hat bej Frashëri, një nga politikanët dhe atdhetarët më aktivë dhe më të spikatur të kohës përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe. Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit…

Lojëra politike, interesa shoviniste, intriga agjenturore dhe tradhti të gjakta kërcënojnë jetën e të dashuruarve. Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve.

Nisur nga fakte të vërteta historike, Mira Meksi ka ndërtuar një histori mahnitëse dashurie të pavdirshme, brenda një thrilleri politik me suspens të fortë policor dhe me një tension të madh rrëfimtar. Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës

WhatsApp Image 2023 11 08 at 20.41.37 e1699473401383

Mira Meksi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.