Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja për emigrantët/ Deputeti Gogu: Italia na ka ftuar në një mision shpëtimi, është e favorshme për historinë tonë

22:00 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
toni gogu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu thotë se marrëveshja e Qeverisë Shqiptare me atë italiane për emigrantët e huaj, është hartuar duke ndjekur rrugën ligjore sipas çdo marrëveshje të republikës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Gogu u shpreh se sot migracioni është një problem me të cilin përballet e gjithë Europa.

“Kjo marrëveshje ka ndjekur rrugën e çdo marrëveshje në Republikën e Shqipërisë. Marrëveshja do të ratifikohet nga parlamenti. Së pari, migracioni është një problem europian. Italia ka sot mbi 120 mijë refugjatë dhe duhet të ketë mbi 3000 qendra. Ne me këtë qendrën tonë nuk është se zgjidhim një hall të madh të Italisë”.

Sipas deputetit Gogu, Italia u ka bërë kërkesë gjithë vendeve të BE-së për këtë marrëveshje, por vetëm Shqipëria u përgjigj. Sipas Gogut, kjo marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë është një mision shpëtimi.

“Italia ka bërë një kërkesë tek gjithë BE siç na është drejtuar edhe ne si vend fqinj për të gjetur një zgjidhje qoftë për shkurajimin e mërgimit të paligjshëm por edhe të trajtimit sipas standardeve europiane të refugjatëve. Dhe i është drejtuar një vendi që është kampion. Kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e favorshme për historinë e Shqipërisë. I është drejtuar Shqipërisë për shkak të historisë tonë. Ne jemi në një mision shpëtimi. Ata e dinë që kur flasin me shqiptarët po flasin me një ndërgjegjie të mirëformuar që e kanë bërë ndër shekuj, të mikëpritjes. Italia na ka ftuar që ne së bashku me ta t’i bashkohemi një misioni shpëtimi”.

Italia marreveshja toni gogu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.