Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Më shumë se 100 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

21:40 / November 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1f49644913cb5a25499ccbfe0d600e22gaza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 100 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, tha të premten agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA.

Ky konflikt ka shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve të punonjësve të OKB-së, në një kohë kaq të shkurtër.

Disa u vranë ndërsa prisnin në radhë për bukë; të tjerët vdiqën së bashku me familjet në shtëpitë e tyre, i tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë agjencisë së lajmeve Reuters.

“Ndihem i dëshpëruar. U konfirmua se mbi 100 kolegë të agjencisë janë vrarë në 1 muaj. Prindër, mësues, infermierë, mjekë, staf mbështetës. Agjencia është në zi, palestinezët në zi, izraelitët në zi”, tha Philippe Lazzarini në platformën e mediave sociale X. Agjencia tha më vonë ae ishin vrarë 101 punonjës.

“Ata dëshmojnë atë që po ndodh me popullin e Gazës. Ata punojnë për OKB-në”, tha Juliette Touma, Drejtore e Komunikimeve në agjencinë UNRWA. “Ata dhe çdo civil tjetër në Rripin e Gazës… nuk duhet të vriteshin kurrë”.

Punonjësit e OKB-së në mbarë botën do të mbajë një minutë heshtje dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë të hënën, tha organi global.

Izraeli fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve në Gazë, duke thënë se Hamasi e përdor popullsinë si mburojë njerëzore dhe fsheh armë dhe pajisje përreth spitaleve, objekte që janë goditur gjatë sulmeve.

Përveç Gazës, konflikti tjetër më vdekjeprurës për punonjësit e ndihmës së OKB-së ishte ai në Nigeri, në vitin 2011, kur një vetvrasës sulmoi zyrën e saj në Abuja, duke vrarë 46 punonjës.

Konflikti i vazhdueshëm i Sudanit të Jugut la të vrarë 33 punonjës të OKB-së dhe 33 të tjerë u vranë në Afganistan në vitin 2009 ndërsa trupat amerikane luftuan kundër talebanëve, sipas të dhënave të “Aid Worker Security Database”, një platformë e financuar nga Shtetet e Bashkuara që harton raporte mbi incidentet e mëdha të sigurisë që prekin punonjësit e ndihmave.

Sipas të dhënave, në Gazë janë vrarë edhe shtatë punonjës të tjerë, jo të OKB-së.

E themeluar në vitin 1949, pas luftës së parë arabo-izraelite, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA ofron shërbime publike, përfshirë shkollat, kujdesin shëndetësor dhe ndihmën ushqimore. Shumë nga 5000 punonjësit e UNRWA-s që punojnë në Gazë janë refugjatë palestinezë.

Rregullat për punonjësit e OKB-së, parashikojnë kompensim në rast vdekjeje, përfshirë disa kosto funerali dhe një pagesë vjetore për familjet.

Por agjencia UNRWA, e cila kishte probleme financiare edhe para krizës aktuale, thotë se nuk është e sigurt as nëse mund t’i përballojë pagat për punonjësit deri në fund të vitit.

100 punonjes okb vrare gaza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.