Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama flet për emigrantët: Kemi refuzuar kërkesa të ngjashme nga vende të tjera. Berishën s’e komentoj as shqip

10:47 / November 11, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6206
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë për median italiane lidhur me marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane. Këtë herë për prestigjiozen ‘Corriere della Sera”.  Kryeministri tha se marrëveshja me kryeministren italiane Giorgia Meloni do të ratifikohet në parlament dhe se Shqipëria nuk është e hapur për marrëveshje të tilla me vendet e tjera.  Kryeministri Rama u intervistua nga Leonard Berberi.

Sipas zv/sekretarit Fazzolari, emigrantët mund të qëndrojnë në qendër në Shqipëri deri në 18 muaj kështu?

“Marrëveshja parashikon që emigrantët do të priten në qendrën e pritjes me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian dhe europian dhe për kohën e nevojshme. Në rast se nuk ka më të drejtën e qëndrimit në struktura, Italia i transferon menjëherë emigrantët nga territori shqiptar”.

A ka rrezik që mes emigrantëve të ketë terroristë?

“Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Thjesht duhet të kemi vullnetin dhe kujdesin për të përmbushur këtë angazhim duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe rregullat e vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët, të cilat përfshijnë edhe kontrollin nga agjencitë e sigurisë të të dy vendeve”.

A nuk keni frikë se Italia do të braktisë refugjatët tuaj?

“Përgjigja është në marrëveshje. Periudha e qëndrimit në territorin shqiptar nuk mund të kalojë maksimumin e lejuar nga legjislacioni italian për këtë çështje. Autoritetet italiane, në përfundim të procedurave të kryera në përputhje me legjislacionin e tyre, do të marrin masa për largimin”.

Kush do të vijë në Shqipëri? Në fillim dukej se ishte vetëm për burra

“Ata që përçuan në media në mënyrë të shtrembër atë që tha Meloni në konferencën për shtyp, folën për “burra”. Kryeministrja nënvizoi se të miturit dhe gratë shtatzëna nuk bëjnë pjesë në kategoritë e personave që do të priten në qendrën e pritjes në Shqipëri”.

A jeni kontaktuar nga vende të tjera europiane pas marrëveshjes me Italinë?

“Jo. Dhe ne nuk do të jemi të gatshëm për asnjë kërkesë, ashtu siç nuk ishim për kërkesa të ngjashme përpara se të na kërkonte Italia. Në Romë nuk mund të thonim jo sepse kemi një borxh mirënjohjeje që nuk do të mund ta shlyejmë kurrë, por që nuk duhet ta harrojmë kurrë.

A do të trajtohen çështjet që lidhen me kërkesën për azil nga avokatët italianë që vijnë në Shqipëri?

“Ky operacion do të jetë 100% përgjegjësi e palës italiane, në çdo aspekt”

Një nga partitë e opozitës shqiptare pretendon se nuk është kushtetuese t’i lëshosh një tokë një shteti tjetër?

“Ligjet tona në këtë pikë janë të qarta: marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti në javët në vijim”.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha tha për “Corriere” se ka frikë nga ksenofobia dhe protestat kundër italianëve. Çfarë përgjigje I jepni?

“Unë nuk i përgjigjem kurrë në gjuhë të huaj opozitës në Shqipëri, e nuk komentoj fjalët e një politikani si ai, i shpallur i padëshiruar nga SHBA-të për “korrupsionin e rëndë që përfshiu familjen e tij dhe për minimin e demokracisë” në vendin tonë.  Nuk e komentoj as në shqip. Fatmirësisht shqiptarët e dinë mirë se çfarë është emigracioni dhe mikpritja ndaj atyre në nevojë”.

Jeni të pakënaqur me reagimin e Partisë Demokratike Italiane?

“Kam qenë i befasuar. Ata kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe kritikojnë qeverinë e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të përfshirë socializmin dhe ekzekutivin shqiptar. Qeveritë vijnë e shkojnë, interpretimet e socializmit ndryshojnë, por Shqipëria dhe Italia janë gjithmonë aty, të lidhura pazgjidhshmërisht në ditët e mira dhe të këqija”.

Për çfarë e kritikoni Partinë Demokratike Italiane për reagimin e saj dhe fenomenin e migracionit?

“Asgjë! Askush në Evropë nuk mund të thotë se kanë zgjidhjen ideale dhe funksionale në të njëjtën kohë. Derisa Evropa të ketë një zgjidhje të pranuar nga të gjithë – edhe në aplikimin e saj të përditshëm – kjo do të mbetet një histori betejash dhe lojërash politike në shtetet anëtare”.

Keni pasur ndonjë reagim, qoftë edhe informal, nga pjesa tjetër e Partitë Socialiste Evropiane?

“Jo, asnjë reagim”.

Duket se keni një marrëdhënie të veçantë me disa kryeministra italianë si Renzi dhe Meloni. Pak më pak me të tjerët, për shembull Draghi. Pse?

“E ke gabim, por nuk është faji juaj: Draghi ka fatin të jetojë pa rrjete sociale dhe nuk mund ta dijë se marrëdhënia ime me të është gjithashtu e veçantë. Për të qenë i qartë: një nga privilegjet më të mëdha që kam pasur është që Mario më kërkoi t’i drejtohesha me emër. Ai është një monument i gjallë”.

Pas gjithë kësaj zhurme, jeni ende të bindur për këtë marrëveshje me Italinë?

“Zhurmat” si këto, siç i quani me të drejtë, nuk më shqetësojnë fare”.

Intervista per Corriere della Sera

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.