Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, teksa fliste për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Gjadër, u shpreh se Edi Rama sipas tij i ka kërkuar Melonit që Sali Berishën të shpallet “non grata” edhe nga Italia.
I ftuar në “Ditarin” e fundjavës në A2 CNN, Nard Doka shtoi se kërkesa e Ramës u kundërshtua nga Meloni.
Po përse do të kërkonte Edi Rama nga Italia që të fuste në “listën e zezë”, Berishën? Nard Ndoka thotë se kryesocialisti i trembet kundërshtarit të tij politik pasi qytetarët mund t’i krahasojnë fare mirë dy modelet e qeverisjes