Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Presioni për rritjen e çmimeve po vjen nga tregu i brendshëm

20:45 / November 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leke para 677x450 1 677x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka dhënë vlerësimin e saj për rritjen e normave të interesit me 0.25% në vendimin e fundit për t’i dërguar në nivelin 3.25%.

Sipas Bankës së Shqipërisë presioni për rritjen e çmimeve po vjen nga tregu i brendshëm dhe po nxitet nga rritja e investimeve private, rritja e eksportit të shërbimeve, turizmit si dhe e investimeve të huaja. Në analizat e saj BSH vlerëson se bizneset rritën fitimet dhe pagat

“Kjo kërkesë e lartë për mallra dhe shërbime po shoqërohet si me rritje të lartë pagash ashtu edhe me rritje fitimesh që vërtetohet nga situata mjaft e mirë e likuiditeti të tyre. Kjo lëvizje ishte e domosdoshme për të kthyer inflacionin në objektiv dhe për të garantuar një ecuri më të qëndrueshme çmimesh. Ne presim që ekonomia shqiptare të vijojë të rritet, duke gjykuar kushtet ende stimuluese të financimit”- tha drejtori i politikës monetare Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli.

Investimet private po udhëhiqen nga sektori i ndërtimit, ndërsa shërbimet nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme. Në krah tjetër investimet publike po japin kontribut negativ, pasi ato janë tkurrur me 27%, por u rritën shpenzimet për personel dhe për borxhin publik. Në të njëjtën kohë janë ulur edhe eksportet, si në çmim dhe në volum.

Në fundvit pritet edhe rritje e çmimit të naftës, që mund të nxisë një valë tjetër inflacioni dhe të rrezikojë kthimin e saj në objektiv gjysmën e vitit të ardhshëm. Vala do të udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve si mishi, perimet, frutat që kanë kontributin më të lartë në inflacion. Më shqetësuese mbetet rritja e kostove të punës për njësi. Ato u përshpejtuan me 7.1% në tremujorin e dytë të vitit, ndërkohë produktiviteti është ulur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.