Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e nis me lajmin se me buxhetin e ri të vitit 2024, do të garantohen librat falas për 231 mijë nxënës. Rama shkruan në rrjetet sociale se librat do të garantohen për nxënësit nga klasa e parë në të nëntën.
”MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se buxheti i ri vijon të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Dje kryeministri bëri me dije se nga viti i ardhshëm rritja e pagave do të përfshijë 14 207 infermierë. Sipas shefit të ekzekutivit për këtë kategori rritja do të jetë me 15 mijë lekë. Përveç infermierëve, në sistemin shëndetësor, rritja pritet të përfshijë edhe mjekët e përgjithshëm.
