Izraeli ka treguar pamjet e një sulmi ajror që pretendon se ka vrarë një komandant të Hamasit, i cili thuhet se mbajti peng 1000 banorë të Gazës në një spital. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se udhëheqësi i Brigadës al-Furqan, Ahmed Siam, “ishte fshehur në shkollën Al Buraq së bashku me terroristët e tjerë”.
Siç pretendohet më tej, Siam kishte mbajtur rreth një mijë banorë të Gazës peng në spitalin Al-Rantisi në qytetin e Gazës dhe i përdori ata si ‘mburoja njerëzore’. IDF pretendoi se kishte vrarë Siam në një operacion të përbashkët me agjencinë e inteligjencës të vendit Shin Bet rreth mesditës të së premtes.
Daniel Hagari, zëdhënësi i IDF-së, shkroi në X: “Ahmed Siam u vra kur u fsheh në një shkollë, ku një numër terroristësh të Hamasit që ishin nën komandën e tij u fshehën dhe u vranë bashkë me të”. “Ahmed Siam është një shembull tjetër i shfrytëzimit të banorëve të Rripit të Gazës dhe objekteve civile nga organizata terroriste Hamas, si një mburojë njerëzore për nevojat terroriste të organizatës”.