Qeveria në Britaninë e Madhe është ”shkundur”. Ish-kryeministri David Cameron ka bërë sot një nga rikthimet më të bujshme në politikën e vijës së parë në Britaninë e Madhe, duke u ulur në karrigen e Sekretarit të Jashtëm.
Në një kthesë dramatike të realitetit politik në Londër, ish-kryeministri 57-vjeçar do të zëvendësojë James Cleverly, i cili ka marrë postin e Sekretarit të Brendshëm pas largimit të Suella Braverman.
Lëvizja shokuese për riorganizimin e kabinetit nga kryeministri Rishi Sunak, e sheh Cameron sërish në politikën aktive, pasi kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër në vitin 2016.
Lexo edhe https://tirananews.al/james-cleverly-merr-postin-e-suella-braverman/