Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, aktualisht deputet i PS-së, Baftjar Zeqaj është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Zeqaj në SPAK, kohë më parë emri i doli në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorëve. Atëherë, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.
Postime te ngjashme
Add A Comment
