Opozita ka bllokuar mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku do të raportonte kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni.
Partia Socialiste është detyruar të ndërpresë mbledhjen dhe ta zhvendosë online.
Nënkryetari Flamur Noka u ul në karrigen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke i zënë vendin Nasip Naços, i cili qëndronte në këmbë.
Ai iu kërkoi deputetëve që t’i lejonin të zhvillonin mbledhjen për raportimin e kryetares së SHISH, Vlora Hyseni.
