Nepali ndalon aplikacionin e njohur të mediave sociale “TikTok”, me argumentin se refuzimi i platformës për të frenuar përmbajtjen e urrejtjes po ndikonte në “harmoninë sociale”.
Zyrtarët cituan mbizotërimin e përmbajtjes që ata thanë se po nxiste urrejtje fetare, dhunë dhe abuzim seksual.
“Harmonia jonë sociale, struktura familjare dhe marrëdhëniet familjare po shqetësohen nga mediat sociale, nga TikTok”, tha Rekha Sharma, ministrja e Nepalit për komunikimet dhe teknologjinë e informacionit, pas miratimit të ndalimit nga kabineti i ministrave.
“Vendimi për të ndaluar TikTok do të hyjë në fuqi menjëherë,” tha zonja Sharma, por kompanitë e telekomunikacionit duhet ende ta vënë në fuqi ndalimin dhe nuk ishte e qartë se kur përdoruesit nuk do të kishin më akses.
TikTok ka më shumë se një miliard përdorues në të gjithë globin, kështu që ndalimi nga një vend Himalayan me një popullsi prej rreth 30 milionë banorësh nuk ka gjasa të ndikojë ndjeshëm në aplikacion, por është një tjetër shenjë e keqe për kompaninë kineze në përpjekjet nga qeveritë e ndryshme për të kufizuar përdorimin e tij.