Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Si të sillesh nëse je takuar ose po flet me ish-in?

23:46 / November 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ex
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa këshilla atëherë kur nuk di nga t’ia mbash.

Bisedo natyrshëm

Pas një kohe të gjatë që nuk keni qenë në kontakt, ju do të bisedoni normalisht për gjërat e përditshme, punët etj., pa dalë asnjëherë në thelb të temës: je në një lidhje tjetër? Kjo është pyetja normale që do të donit të bënit të dy, por nuk do të tregojë aspak ndryshime pozitive për ty.

Trego se je më e organizuar me veten

Kjo do të thotë që pas ndarjes, gjërat kanë filluar të të ecin mirë. Një rritje në detyrë, ekonomi më e mirë, pushime me miqtë kanë ndikuar pozitivisht në jetën tënde. Tashmë, pas këtyre muajve, trego se nuk je më ajo vajza kokulur dhe e dërrmuar nga një ndarje.

Mbaj parasysh që kthimi me të nuk është e vetmja zgjidhje

Ndoshta ka ende një ndjenjë mes jush, por ai nuk duhet ta dijë kaq shpejt këtë. Para këtij kontakti, ju të dy duhet të kuptoni që ndoshta të qenit bashkë është një vendim i mirë, por ky është një test i cili edhe mund të dështojë sërish në të ardhmen. Edhe nëse kthimi pas nuk është i mundur, ka mundësi të pafundme në botë për të gjetur dashurinë dhe lumturinë e vërtetë.

Jepi vetes dhe ish-it hapësirë

Të pasurit hapësirë në një marrëdhënie është një nga pikat më problematike mes shumë çifteve. Por pas këtij kontakti, secili nga ju duhet të kuptojë dhe respektojë me ftohtësi se kjo është mënyra më e mirë për partnerin nëse do që ai të rikthehet.

Shmang kontaktin me mesazhe

Për të rivendosur kontaktin me ish-in ka gjithsej dy mënyra: letra, email-e ose mesazhe në telefon (Whapp, Viber etj). Të fundit, është e mira t’i shmangësh. Për të vendosur edhe një herë një urë komunikimi, këshillohet ai me email-e, sepse është një komunikim që vendos distancë, ndryshe nga mesazhet në telefon. Edhe në rast se përdor këtë të fundit, është mirë të shmangësh mesazhe të tipit “më ka marrë malli”, “të dua”, “dua të kthehesh në jetën time” etj.

ish-i sjellje Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE

22:24 / June 2, 2026

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

12:08 / May 23, 2026

Ambasadori i BE-së takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Gonzato: Bashkëpunim me KLP për standarde të larta etike

21:42 / May 15, 2026

Hita takim me homologë nga rajoni: Thellojmë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar

10:18 / May 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.