Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Arrestohet deputeti, dyshime për tradhti

10:08 / November 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 14 100723
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi Ukrainas i Sigurisë (SBU), informon se ligjvënësi Oleksandr Dubinsky zyrtarisht është informuar se është duke u dyshuar për tradhti dhe një gjykatë në Kiev i ka caktuar masën e paraburgimit prej 60 ditësh. SBU tha se Dubinsky dyshohet se ka bashkëpunuar me Rusinë dhe është përfshirë në veprime subversive kundër Ukrainës, akuza që ai i ka mohuar.

“Gjykata e Qarkut e Peçerskit ka lëshuar masën parandaluese në formë të paraburgimit për deputetin e popullit që dyshohet për tradhti dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”, tha SBU përmes një deklarate. Gjykata e mori këtë vendim përmes një takimi prapa dyerve të mbyllura. SBU tha se ka “ekspozuar deputetin [Oleksandr Dubinsky] se ka marrë pjesë në aktivitete kriminale të mbikëqyrura nga zyrtarë të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe se ka kryer aktivitete subversive kundër Ukrainës”.

Gjykata “pranoi dyshimet e SBU-së si mirë të bazuara dhe se provat ishin të mjaftueshme”, u tha në deklaratë, ku u shtua se Dubinskiy do të mbahet në paraburgim pa të drejtë të lirimit me kusht. Dubinsky përmes një video të publikuar në kanalin e tij në Telegram konfirmoi se ai është urdhëruar që të qëndrojë në paraburgim deri më 12 janar. “Ky quhet ‘viti i ri në qendrën e paraburgimit’ për shkak të kritikave ndaj Qeverisë”, tha ai.

Dubinsky ishte përjashtuar nga partia ukrainase në pushtet, Shërbëtorët e Popullit më 2021, pasi ai ishte vendosur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet për ndërhyrje në zgjedhje, akuza që ai i mohon. Ai ka vazhduar të jetë pjesë e Parlamentit si deputet i pavarur. Më 10 Nëntor, SBU njoftoi se kishte përfunduar hetimin mbi veprimet e një ligjvënësi të paidentifikuar, i cili tha se dyshohej për falsifikim dhe dhënien e informacioneve të rrema para autoriteteve me qëllim që të udhëtojë jashtë vendit.

Mediat ukrainase raportuan se bëhej fjalë për Dubinskyn. Më 13 Nëntor, SBU njoftoi se akuza të reja ishin ngritur ndaj ligjvënësit. SBU tha se i dyshuari “ishte pjesë e një organizate kriminale të formuar nga Drejtoria kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse [GRU]” dhe detyrua kryesore e tij ishte “të minonte situatën sociale dhe politike në Ukrainë dhe të diskreditonte shtetin në arenën ndërkombëtare”. /REL/

Oleksandr Dubinsky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026

Sulmet ruse me dronë godasin pikat e karburantit në Ukrainë, qindra objekte të dëmtuara

11:59 / August 26, 2026

Avioni që dyshohet se transportonte drejtorin e CIA-s largohet nga Moska, çfarë thonë burimet ndërkombëtare

11:28 / August 26, 2026

Administrata Trump shtrëngon kontrollet, SHBA pezullon vizat imigruese në mbarë botën

10:54 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.