Vdekja tragjike e sulmuesit Raphael Dwamena ka nxjerrë në pah një problematikë. Mungesën dhe mangësitë e mjekësisë sportive. Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braç ngriti shqetësimin edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku këtë të martë po mbahet edhe seanca dëgjimore me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu lidhur me pr/buxhetin e vitit 2024.
“Vdekja e sportistit në fushë e pandodhur në 33 vite na sjell në vëmendje disa problematika të thella. Jo vetëm futboll, por në çdo sport tjetër që ka sforco fizike. Së pari zonja minister, ne nuk kemi mjekësi sportive. E kam mësuar këtë ditët e fundit.
Nuk kemi as specializim në universitetin e Mjekësisë në këtë aspekt, aq sa sot ne kemi pothuajse zero mjek sportivë pranë ekipeve. Ashtu siç kemi zero mjek sportive në ekipet e moshave. Do të duhet që në universitetin e sporteve ju si ministri të bini dakord që të hapni sa më shpejt e mundur në Universitin e sporteve profilin për mjekë sportivë”,-tha Braçe.
