Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia përdor banorët e një rajoni siberian në luftë! 500 persona në javë në front kundër Ukrainës

23:25 / November 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rusia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zyrtar rus i Mbrojtjes ka kërkuar që Jakutia, një rajon me shumicë etnike jo ruse në verilindje të Siberisë, do të dërgojë rreth 500 burra në frontin ukrainas çdo javë për të përmirësuar renditjen e vet.

Aleksandr Avdonin, komisar ushtarak i Jakutias, tha në një takim me dyer të mbyllura me zyrtarët lokalë në shtator se ky rajon ishte i fundit në renditjet e rajoneve që rekrutojnë trupa.

Jakutia e kishte përmbushur vetëm një të tretën e planit të rekrutimit, Avdonin kishte thënë, sipas grupit për të drejtat e njeriut Fondacioni për Jakutian e Lirë, i cili e siguroi një audio incizim të takimit.

Ky ishte vendi me shkallën më të ulët të rekrutimeve në rajonet lindore të Rusisë, tha Avdonin. Ai u bëri thirrje zyrtarët t’i dërgojnë nga 15 banorë prej çdo rrethinë çdo javë deri në përfundim të vitit. Jakutia, njëra prej rajoneve më të varfra në Rusi, i ka 36 rrethina, që do të nënkuptonte dërgimin e 540 burrave çdo javë në luftën në Ukrainë.

Jakutët, një popull që flet gjuhën turkike, është grupi më i madh etnik në Jakutia, i ndjekur nga rusët. Kremlini është përpjekur ta arsyetojnë luftën agresive kundër Ukrainës në shumë mënyrë të rrejshme, përfshirë për nevojën për t’i mbrojtur rusët në lindje të Ukrainës.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se pakicat po e bartin një barrë më të rëndë të luftës se sa vetë rusët. Rajonet etnike të Rusisë janë në mesin e më të varfrave dhe burrat mund të joshën nga pagat e larta që u ofrohen për të luftuar në Ukrainë.

Jakutia është rreth 5.000 kilometra larg frontit ukrainas.

Rusia seberian ukraines
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.