Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë inspektuar dy rrugët e sapopërfunduara, që lidhin qytetin e Peshkopisë me fshatin Rabdisht, ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural dhe 3 fshatra të tjera.“Parajsë komplet. Unë e kam problem estetikën dhe numri i bujtinave që rritet e tregon këtë. Janë operatorë që bëjnë atë punë, deri dje ishte e pamundur që të sillje operatorin se humbte rrugën, tani Tirana është afër. Gjithçka do të marri një tjetër energji”, tha ndër të tjera Rama. ‘Peshkopi, Rabdisht – Në kryqëzimin e dy rrugëve të sapopërfunduara, që lidhin qytetin e Peshkopisë me fshatin e bukur Rabdisht – ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural – dhe 3 fshatra të tjera, një zonë prodhuese e patates me klimë e natyrë të mrekullueshme që njihet për turizmin e llixhave, të cilin do ta fuqizojmë me një plan investimesh publike dhe private”, shkruan Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
