Marrëveshja që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk shkel ligjin e Bashkimit Evropian, i cili nuk zbatohet për këtë çështje, tha zyrtarja kryesore e bllokut për migrimin, Ylva Johansson. “Ligji i BE-së nuk është i zbatueshëm jashtë territorit të BE-së. Por duke pasur parasysh anëtarësimin e Italisë në bllok dhe miratimin e detyrueshëm të legjislacionit të përbashkët, rregullat që do të zbatohen brenda qendrave shqiptare do të jenë efektivisht të natyrës europiane dhe do të imitojnë kuadrin që zbatohet në tokën italiane. Italia është në përputhje me ligjin e BE-së, kështu që kjo do të thotë se këto janë të njëjtat rregulla. Por duke folur ligjërisht, nuk është ligji i BE-së, por është ligji italian që ndjek ligjin e BE-së”.- tha komisionerja për migrim e BE-së, Ylva Johansson, kur u pyet në një konferencë për media në Bruksel lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
