Meti u përjashtua nga ”Big Brother Vip Kosova 2”, pas një gjuhe dhe veprime dhunuese. Ai pati një debat të ashpër me Blerandon, me të cilin u tha se ka pasur edhe përplasje fizike. Kjo situatë mes tyre përfshiu edhe banorët e tjerë, të cilët ndërhynë për t’i qetësuar. Por Meti nga ana tjetër nuk ka reaguar në lidhje me këtë, ndonëse ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet i lumtur e duke kërcyer pavarësisht asaj që ndodhi. Shumë nga banorët e cilësuan atë lojtar të fortë që mund të shkonte deri në fund të këtij edicioni.
Postime te ngjashme
Add A Comment
