Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Macron: S`ka më konflikte në Ballkan, Kurti e Vuçiç të pranojnë planin e hartuar

14:39 / November 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6305
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shpreson që Kosova dhe Serbia do të arrijnë më në fund një marrëveshje mes tyre.

Në kohën kur kryenegociatorët e të dy vendeve u mblodhën sërish sot në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së arritur me herët gjatë këtij viti mbi normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, kreu i Elizesë pati një takim me studentët e Universitetit të Lozanës.

Ai u pyet veç të tjerash edhe mbi situatën aktuale në Ballkan. Duke iu referuar tensioneve në Kosovë, Macron tha se ato janë qetësuar paksa dhe se shpreson që liderët e të dy vendeve ta pranojnë planin e hartuar, i cili ndihmon në shtensionimin e gjendjes. Ai shtoi se druhet nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës, por nuk sheh rrezik në Ballkan.

“Jam i shqetësuar për këto pjesë të globit,  por jo për një rifillim të konfliktit në Kosovë”, deklaroi presidenti francez. Ndonëse e vlerësojnë si pozitive deklaratën e udhëheqësve europianë se kanë pritshmëri të larta nga përfaqësuesit e Kosovës e Serbisë,  analistë të ndryshëm mendojnë se gjasat janë të vogla që kjo të ndikojë në pozicionet e palëve.

Problemi kryesor tani po shihet tek Beogradi që vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe ndonëse synon integrimet evropiane, ruan lidhje të ngushta me Moskën, duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026

Zjarret në Shqipëri/ 24 vatra të raportuara, 4 mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes jep detajet

09:44 / August 27, 2026

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Klos/ Vetëm një familje e ardhur nga Maqedonia e Veriut kundër reformës në Njësinë Administrative Suç

09:21 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.